Rregullore

Article Index
Rregullore
Page 2
Page 3
Page 4
Page 5
All Pages

RREGULLORE E KOMITETIT TË KONTROLLIT TË BRËNDSHËM

(Për procedurat e kontrollit të brëndshëm financiar)

Komiteti i Drejtimit të Shoqatës KM në pajtueshmëri me kompetencat që i jepen me Statutin e Shoqatës KM, miraton Rregulloren mbi Komitetin e Kontrollit të brëndshëm financiar në nenet si më poshtë:

Kapitulli 1 – Dispozitat e përgjithshme

Neni 1. – Grupi i kontrollit financiar:

Grupi i kontrollit financiar të Shoqatës KM do të jetë Komiteti i Kontrollit.

Neni 2. - Caktimi i grupit të kontrollit:

Komiteti i Kontrollit, zgjidhet nga Asambleja e antarëve në zbatim të nenit 8 dhe nenit 9 të Statutit të Shoqatës KM, si dhe rregullon veprimtarin në përputhje me nenet 22 deri 24 të Statutit të Shoqatës KM si dhe kësaj rregullore.

Komiteti i Kontrollit nominohet nga Asamblea e antarëve duke u bazuar në propozimet e antarëve të Shoqatës KM, siç është përcaktuar në Statutin ë Shoqatës KM.

Komiteti i Kontrollit përbëhet nga 3 Anëtar. Anëtarët e Komitetit të Kontrollit të përcaktuar nga Asambleja kanë një mandat 3 vjeçar,  dhe kanë të drejtën edhe të një rizgjedhje rradhazi në bazë të kritereve të më poshtëme :

2.1-Anetaret e Komitetit te Kontrollit zgjidhen me votim te fshehte , ne baze te paraqitjes individuale te kandidaturave. Kryetar i Komitetit te Kontrollit caktohet kandidati qe fiton numrin me te madh te votave dhe ne rast votash te barabarta, kandidati qe ka me shume vite eksperience ne profesionin e kontablit të miratuar.

2.2-Kandidaturat per postin e anetarit te Komitetit të Kontrollit duhet t’i paraqiten Kryetarit te Komitetit Drejtimit për të pare nëse janë në përputhje me kërkesat, të paktën 30 dite perpara dates se mbajtjes se mbledhjes se Asambles e cila do te emeroje anetaret e ketij organi.

2.3-Anetaret e Komitetit te Kontrollit mund te shkarkohen me vendim te Asamblesë së Përgjithshme të Antarëve ne ato raste kur veprimet apo mosveprimet e tyre, te cilat bien ndesh me Statutin, ligjin dhe rregulloret kane cenuar rende reputacionin e profesionit te kontablit të miratuar dhe te Shoqatës.


 

2.4-Anetari i Komitetit te Kontrollit e humbet automatikisht cilesine e tij si anetar ne rastet kur pushon se qeni anetar i Shoqatës KM dhe eshte objekt i nje ndeshkimi disiplinor me pezullim per nje periudhe kohe te caktuar.

2.6-Shkarkimi i anetarit te Komitetit te Kontrollit behet në mbledhjen e Asambles së përgjithshme të antarëve e cila thirret nga Kryetari i Komitetit të Drejtimit brenda 60 ditesh nga momenti qe Kryetari ka marre dijeni per ekzistencen e arsyeve te shkarkimit.

2.7-Proçedura per njoftimin e vendeve vakante dhe paraqitjen e kandidaturave ne kete rast bëhen nga Sekretaria e Shoqatës KM dhe do t’i paraqiten Kryetarit te Komitetit Drejtimit menjehere pas njoftimit te rendit te dites deri ne diten e mbledhjes se Asambles së Përgjithshme të antarëve.

Mandati i anetarit te zgjedhur ne perputhje me kete pikë do te perfundoje se bashku me

mandatin e anetareve te meparshem.

2.8-Ne raste vdekje ose pengesash të ngjashme qe i dalin anetarit te Komitetit te Kontrollit ne

kryerjen e detyrave qe i jane caktuar nga ligji, statuti, apo nga Organet Drejtuese të Shoqatës, ky mund te zevendesohet deri ne mbledhjen e ardhshme te Asambles së Përgjithshme, e cila duhet te thirret ne perputhje me pikën 2.6. Zëvëndësimi bëhet nga nje anetar tjeter i Shoqatës KM i cili ka paraqitur kandidaturen ne zgjedhjet e fundit dhe ka fituar numrin me te madh te votave pas kandidatit te zgjedhur ne kete post dhe që do të zëvëndesohet.

Kapitulli 2 – Dispozitat e posaçme

Neni 5. – Komiteti i Kontrollit:

Komiteti Kontrollit në pajtueshmëri me kompetencat që i jepen ne Nenin 22 të Statutit do të jetë kompetent që të caktojë përgjegjësinë që kanë anëtarët e Shoqatës KM lidhur me fondet dhe burimet e të ardhurave të shoqatës. Lidhur me vendimet e Komitetit të Kontrollit mund që të bëhen ankesa tek Komiteti i Drejtimit, por vetëm duke u bazuar paraprakisht në këtë Rregullore. Komiteti i Kontrollit përcakton përgjegjësinë e anëtarëve përgjegjës të Shoqatës lidhur me shkeljen e neneve të Statutit të Shoqatës KM, rregullave te përcaktuara në rregulloret dhe urdhëresat ë Komitetit të Drejtimit të lëshuara në bazë të kopetencave statuore si dhe mos zbatimin e kuadrit ligjor.

Komiteti Kontrollit ndihmohet në punën e vetë nga Sekretaria e Shoqatës KM.

Neni 6 - Masat Disiplinore:

Komiteti i Kontrollit në pajtueshmëri me kompetencat që i jepen në Nenin 22 të Statutit do të propozoj në raportin për Asamblen masat përkatëse për shkeljet e konstatuara të cilat do të jenë si më poshtë:

· Vërejtja mund t’i jepet një anëtari për paregullsi të konstatuara në dokumentacion.

· Pezullimi mund t’i jepet një anëtari për favorizime financiare dhe diferenca të pa konstatuar nga vetë personi përgjegjës.

· Heqja e antarësisë dhe ndjekje penale mund t’i jepet një anëtari për shpërdorime dhe abuzime me mjetet monetare si dhe përdorime jashtë destinacioni e statutit.

Komiteti i Kontrollit mund të inicoj edhe masa të tjera disiplinore, si:

§ Të rekomandoj që anëtarit të mos i lëshohet çertifikata

§ Të rekomandoj që çertifikata e anëtarit t’i merret nga Komiteti i Drejtimit. Vendimi i Komitetit të Drejtimit mund të përfshijë edhe masat që konsistojnë në atë që çertifikata e atij anëtari të mos rikthehet për një periudhë të caktuar kohore.


 

Kapitulli 3 – Procedura e Kontrollit

Neni 7 – Paraqitja dhe inicimi i procedurës:

Komiteti i Kontrollit dhe Komiteti i Drejtimit në mbledhjen e përbashkët në çdo fillim viti marin vendim për datat dhe proçedurat e kontrollit të brëndshëm

Komiteti i Kontrollit do ta inicoj procesin e kontrollit pasi që të ketë dorzuar programin ë kontrollit Komitetit të Drejtimit, dhe tu jetë vënë në dispozicion një nga personat që kanë përgjegjësinë për aktivitetin ekonomik të Shoqatës KM.

Bazë për procedurën e kontrollit do të jenë:

§ Kur plotsohen afatet për kontroll të përcaktuara nga Statuti i Shoqatës KM;

§ Kur krijohen situata të cilat do ta cenojnë raportimin financiar, kërkesat e Kodit të Etikës, transparencën ndaj publikut dhe kërkohet nga Komiteti Drejtimit ose ¾ e antarëve të asambles;

§ Kur ka ndryshime të pa parashikuara si dhe problematika për të cilat Komiteti i Drejtimit ose ¾ e asambles kërkon verifikimin me zgjedhje në gjëndjen ekonomike të Shoqatës KM.

Neni 8 – Shqyrtimi i dokumentave:

Sekretaria e Shoqatës KM brënda tremujorit të katërt të vitit paraardhës i jep Komitetit të Kontrollit propozimin e Komitetit të Drejtimit për datat e kontrollit dhe mundësitë kohore për të vënë në dispozicion personat përgjegjës që do të kontrollohen, si dhe përcakton për muajin Janar të vitit precedent datën e mbledhjes së përbashkët për të përcaktuar datat dhe proçedurat e kontrollit.

Pas rakordimit të datave në mbledhjen e Janarit, brënda muajit Shkurt Komiteti i Kontrollit programon punën vjetore dhe njofton Sekretarin e Shoqatës KM. Proçedurat e kontrollit i nënshtrohen po të njëjtave afate, rregulla dhe masa disiplinore që vendosen dhe përmbahen nga kjo rregullore në përputhje me statutin.

Sekretaria e Shoqatës KM pasi që të mari kërkesën për kontroll në rastet e kërkesave në përputhje me këtë rregullore dhe të ketë mare miratimin për proçedim nga Komiteti i Kontrollit, duhet që të informojë Komitetin ë Drejtimit dhe të organizojë takimin sa më parë që është e mundur, por jo më vonë se 30 ditë nga data ë miratimit për proçedim. Komiteti i Kontrollit ka të drejtë që të rishikojë rastin dhe të vlerësojë se a ka baza për të filluar një shqyrtim të rastit. Nëse është i nevojshëm shqyrtimi, Komiteti Kontrollit do të kontrollojë me kujdes rastin dhe do të përcaktojë faktet dhe dëshmitë e rastit. Gjatë shqyrtimeve, Komiteti Kontrollit do të ketë kompetenca që të shtrojë pyetje për të gjitha palët që janë të përfshira në rast si dhe të rishikojë të gjitha dokumentet që janë të lidhura me rastin përkatës.

Të gjithë anëtarët e Shoqatës KM janë të obliguar sipas kësaj rregulloreje që të bashkëpunojnë me Komitetin e Kontrollit gjatë shqyrtimit. Nëqoftëse ndonjëri nga anëtarët e Shoqatës KM refuzon që të bashkëpunojë me Komitetin ë Kontrollit lidhur me shqyrtimin për një rast të caktuar, ai/ajo do të konsiderohet si individ i cili nuk e përfill punën e Komitetit të Kontrollit dhe do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij/saj. Pasi që të sjell vendimin për kontrollin fillestar të rastit,Komiteti i Kontrollit do të iniciojë procedurën për marjen e masave ose do të anullojë rastin.


 

Neni 9 - Pregaditja e Raportit të Kontrollit:

Komiteti i Kontrollit ka për detyrë që në afat prej njëzet e një ditësh të pregatitë raportin ë kontrollit. Raporti do të përmbajë të gjitha detajet e shqyrtimit dhe do ti shtohen të gjitha dëshmitë dhe dokumentat e tjera që janë egzistuese për rastin.

Kontrolli dhe në fundë raporti duhet të pasqyrojnë zbatimin e ligjshmërisë, standarteve, autorizimeve të drejtuesve, plotësimin e veprimeve, vlefshmërinë dhe saktësinë e tyre, ruajtja e siguria fizike e aktiveve, trajtimi i gabimeve, ndarjen e detyrave. Gjithashtu duhet të kontrollohen mjetet për realizimin e objektivave ku mundet të përfshijmë: sigurimi i rregjistrimit besnik, ndarja e funksioneve dhe përgjegjësive, caktimi i kufizimeve në përgjegjësitë individuale për marrjen e vendimeve, përcaktimi i sistemit të qartë e të saktë të miratimeve dhe nënshkrimeve të veprimeve, qarkullimi i informacionit në kohë dhe besnik si dhe çdo porosi tjetër e dhënë.

Neni 10 -Kontrolli:

Procedura e kontrollit dhe afatet janë përcaktuar nga Komiteti i Kontrollit sipas pikes 7 të kësaj rregullore. Për të realizuar kontrollin ju vihet personi përgjegjës në dispozicion me dokumentacionin përkatës sipas kërkesave të Komitetit të Kontrollit.

Neni 11 – Vendimi ;

Komiteti i Kontrollit do të shpall aktin e kontrollit me vendimet përkatëse që ka marr, menjëherë pas mbylljes së kontrollit. Vendimet duhet të përmbajë arsyetimin e plotë të Komitetit të Kontrollit lidhur me rastet. Një kopje ë aktit të kontrollit dhe vendimeve me shkrim duhet t’i dorëzohet Komitetit të Drejtimit. Gjithashtu një kopje ë vendimit(kur prekin anëtarë) anëtarit të Shoqatës KM, ose ti dërgohet atij përmes postës në adresën e regjistruar, jo më larg se 14 ditë. Vendimi i plotëfuqishëm me shkrim duhet të përmbajë këshillën juridike lidhur me mundësinë e ushtrimit të ankesës.


 

Neni 12. - Ankesat:

Anëtarët e Shoqatës KM të cilët janë prekur nga vendimet e Komitetit të Kontrollit, do të kenë të drejtë ankese. Ankesa pranohet në një afat prej 15 ditësh pasi që anëtari/ja të ketë pranuar informacionin mbi vendimin e Komitetit të Kontrollit. Ankesa mund të bëhet vetëm duke u bazuar në këtë Rregullore.

Neni 13. - Bazat për ankesa ;

Një ankesë e një anëtari i/e cili/a është shpallur si fajtor/e , mundet të drejtohet me ankesë tek Komiteti i Drejtimit duke u bazuar në arsyet si vijon:

a) Për arsye të shkeljes apo keqinterpretimit të dispozitave të procedurës dhe fakteve gjatë kontrollit;

b) Per arsye të konkludimit të gabuar të gjendjes faktike dhe mos marjes parasysh të fakteve.

c)Për arsye tëndryshme jashtë vullnetit të antarit.

Neni 14. - Përmbajtja e ankesës:

Ankesa do të përmbajë informacionin mbi vendimin për të cilin është bërë ankesa, bazat për këtë ankesë si dhe arsyetimet për këtë ankesë.

Neni 15 – Hyrja në fuqi;

Kjo rregullore hyn në fuqi në datën 18.05.2010

Komiteti i Drejtimit të Shoqatës Kontabël i Miratuar

 

Last Updated (Saturday, 15 April 2017 15:01)

 
World's Top Web Hosting providers awarded and reviewed. Find a reliable green hosting service, read greengeeks review
Kerko
Ora
Anketa
Si ju duket faqja?