Statuti - Page 2

Article Index
Statuti
Page 2
Page 3
Page 4
Page 5
Page 6
Page 7
Page 8
Page 9
Page 10
All Pages

 

Objekti i shoqates:

·        Të organizoj e drejtoj specialistë që jane "Kontabël i Miratuar" aktiv apo jo aktiv, “Kontabilist i Miratuar” aktiv apo joaktivë, kandidat për “Kontabilist i Miratuar”, shoqëri të kontabilistëve të miratuar si dhe çdo ekonomist që ka fituar një diplomë të shkollës së lartë, niveli i së cilës të jetë i barasvlershëm të paktën me diplomën universitare të nivelit të dytë ose diplomat e barazvlefshme me to, për çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks, apo te barazvlefshme me to, duke mbrojtur pavarësinë, kompetencat dhe interesat e bindjet profesionale të tyre.

·        Të sigurojë zbatimin e kuadrit ligjor, standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, me synim, përmirësimin e raportimit financiar, kërkesat e Kodit të Etikës, transparencën ndaj publikut, mbrojtja e interesave të tij.

·        Te jete pjese ne rregullimet fiskale e ligjore per kontabilitet-financen, ne kuadrin e futjes dhe aplikimit te standarteve kombetare e nderkombetare.

·        Te siguroj zbatimin e kodit te tikes profesionale, si dhe te nxise veprimtarit shkencore te antareve te saj.

·        Të bëjë kualifikimin dhe çertifikimin sipas nevojave për njohuritë në fushën ekonomike të kontabilitet-finances,standarteve financiare, etikës, legjislacionit fiskal etj. të antarëve të saj.

·        Te ndjeki dhe siguroj azhornimin dhe kualifikimin te antareve te saj ne perputhje me legjislacionin dhe standartet kombetare e nderkombetare.

·        Te komunikoj publikisht duke krijuar lidhje me Keshillin Kombetar te Kontabilitetit, Ministrin e Financave dhe institucione te tjera per te pasqyruar e mbrojtur interesat e antareve te saj.

·        Te krijoj mardhenie organizative e funksionale me shoqata e organizata te ngjashme brenda e jashte vendit në interes të profesionit dhe ndërshkëmbimeve profesionale, e të kualifikimeve të vazhdueshme të antarëve në fushën ekonomike, kontabile, fiskale dhe atë të shoqërive.

 

 



Last Updated (Saturday, 15 April 2017 15:01)

 
World's Top Web Hosting providers awarded and reviewed. Find a reliable green hosting service, read greengeeks review
Kerko
Ora
Anketa
Si ju duket faqja?