Statuti - Page 4

Article Index
Statuti
Page 2
Page 3
Page 4
Page 5
Page 6
Page 7
Page 8
Page 9
Page 10
All Pages

 

Neni 5

KUSHTET E PRANIMIT DHE LARGIMIT TE ANETAREVE

Ne shoqate ka te drejte te anetaresohet si personi fizik dhe ai juridik qe ka titullin "Kontabël i Miratuar" aktiv apo jo aktiv, “Kontabilist i Miratuar” aktiv apo joaktivë, kandidat për “Kontabilist i Miratuar”, shoqëri të kontabilistëve të miratuar si dhe çdo ekonomist që ka fituar një diplomë të shkollës së lartë, niveli i së cilës të jetë i barasvlershëm të paktën me diplomën universitare të nivelit të dytë ose diplomat e barazvlefshme me to, për çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks, apo te barazvlefshme me to që deshiron te fitoj titullin, qe pranon programin dhe statutin e shoqates dhe paguan kuoten e caktuar.

Edrejta per te dhene doreheqjen i garantohet cdo antari te shoqates por me kusht qe ai te paraqese nje kerkese se paku nje muaj para largimit

Neni 6

E drejta e antaresise ne shoqate nuk mund te tjetersohet dhe as te kalohet me ane trashegimie.

Anetaret qe kane dhene doreheqjen ose jane perjashtuar nga shoqata nuk kane te drejte ne kapitalin apo pasurine themelore te shoqates

Neni 7

Drejtimi i Shoqates Kontabel i Miratuar behet nga organet që krijohen nga anëtarët e saj, në zbatim te këtij Statuti.

Aktiviteti i saj financohet nga kuotat vjetore të anëtarëve të saj, por edhe nga donacione e kontribute të tjera nga donatorë të brendshëm e të jashtëm.

Buxheti vjetor, kuota vjetore e anëtarit, si dhe shpërblimet per organet drejtuese e  komisionet, miratohen cdo vit ne mbledhjen e Asambles se antareve qe do te zhvillohet ne tremujorin e katert te vitit paraardhes.

 



Last Updated (Saturday, 15 April 2017 15:01)

 
World's Top Web Hosting providers awarded and reviewed. Find a reliable green hosting service, read greengeeks review
Kerko
Ora
Anketa
Si ju duket faqja?