Statuti - Page 6

Article Index
Statuti
Page 2
Page 3
Page 4
Page 5
Page 6
Page 7
Page 8
Page 9
Page 10
All Pages

 

Neni 15

Komiteti i Drejtimit bene drejtimin e punës së Shoqates, në zbatim te vendimeve te Asambles se antareve si dhe akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

Komiteti i Drejtimit :

1. Propozon në Asamble korigjimet dhe ndryshimet e Statutit.

2. Lëshon udhëzime administrative për implementimin e orientimeve të IFAC , të standarteve te kontabilitetit  dhe interpreton Statutin e Shoqatës “Kontabël i Miratuar”.

3.     Harton rregulloren e brendëshme dhe strukturen e Shoqates Kontabel i Miratuar.

4.     Bene administrimin e pasurisë së Shoqates Kontabel i Miratuar.

5.     Bene drejtimin dhe funksionimin e rregullt të Shoqates Kontabel i Miratuar  si dhe koordinon veprimtarinë e organeve të saj.

6. Paraqet raportin vjetor duke përfshirë pasqyrat financiare para Asamblesë

7.     Përgatit e zbaton buxhetin e Shoqates Kontabel i Miratuar.

8. Emëron dhe shkarkon, sipas nevojave te Shoqates, Drejtor Ekzekutiv dhe arkëtar. Percakton me rregullore te veçante per secilin kompetencat e tyre.

9. Miraton rregulloret e funksionimit te Komisionit Disiplinor dhe te Komisioneve te tjera.

10. Emeron dhe shkarkon kryetarët dhe anetaret e Komisionit te Disiplines dhe komisioneve te tjera sipas kritereve te parashikuara ne rregulloret e komisioneve.

11. Ka të drejtën e inkuadrimit të personave të tjerë të cilët nuk janë anëtar të Shoqatës “Kontabël i Miratuar”, si anëtar të Komisioneve të KM, nëse kanë përvojë dhe kualifikime të tilla që mendohet se janë të nevojshme për mbarëvajtjen e punës së Komisioneve përkatëse.

12.            Bene mbrojtjen e interesave profesionale te antareve.

13.            Ndjek respektimin e rregullave të deontologjisë dhe bën rekomandime në qoftë se është e nevojshme.

14.            Përfaqëson Shoqaten Kontabel i Miratuar pranë organeve shteterore , organeve të drejtësisë dhe  me të tretët brenda e jashte vendit.

15.             Vetë apo në bashkëpunim me Keshillin Kombëtar te Kontabilitetit, Bordin e mbikëqyrjes publike dhe Autoritetin e Çertifikimit në Ministrinë e Financave, IEKA-n, organizata të ngjashme kombëtare apo ndërkombëtare  si dhe institucione shkencore, siguron kualifikimin profesional të anëtarëve ose kandidateve të shoqates, te cilet do te kandidojne ne provimin per marrjen e Deshmise «  Kontabilist i Miratuar « , prane Autoritetit te Çertifikimit, ne vartesi te Ministrise se Financave, si dhe cdo deshmie tjeter qe ka lidhje me kontablin e miratuar dhe ekonomistin fiskal «.

16.            Pas konsultimeve, merr vendime për çdo çështje që lidhet me profesionin « Kontabilist i Miratuar » brënda dhe jashtë vëndit.



Last Updated (Saturday, 15 April 2017 15:01)

 
World's Top Web Hosting providers awarded and reviewed. Find a reliable green hosting service, read greengeeks review
Kerko
Ora
Anketa
Si ju duket faqja?