Statuti - Page 7

Article Index
Statuti
Page 2
Page 3
Page 4
Page 5
Page 6
Page 7
Page 8
Page 9
Page 10
All Pages


 

Neni 16

Komiteti i Drejtimit përbëhet nga 5 anëtarë dhe strukturohet si më poshtë:

1.     Kryetar

2.     Sekretar

3.     Financier

4.     Antar

5.     Antar

 

Anëtarët e Komitetit të Drejtimit zgjidhen nga Asamblea e Përgjithshme me një mandat prej tre vjetësh. Ata mund të rizgjidhen, por jo më shumë se një herë radhazi. Numri i antareve kontabel te miratuar ne Komitetin e Drejtimit nuk munde te jete me pake se tre.

Nuk mund të zgjidhen anëtarë të Komitetit të Drejtimit anëtarët e Shoqates që:

·        Nuk kane paguar kuoten e antaresise rregullisht nga data e antaresimit deri ne daten e mbledhjes se asambles.

·        Kane munguar ne mbledhjet e asambles qe jane zhvilluar brenda periudhes qe ata jane antare te shoqates.

·        Kane mare masa disiplinore dhe i kane te pa shlyera.

·        Kane konflikte interesash ne raste te daljes ne drejtimin e Shoqates Kontabel i Miratuar.

 

Zgjedhjet e anëtarëve të Komitetit te Drejtimit bëhen me votim të fshehtë, në bazë të paraqitjes individuale të kandidaturës. Kandidati që fiton numurin më të madh të votave caktohet automatikisht Kryetar i Komitetit të Drejtimit. Në rast mos pranimi nga ana e tij, Kryetar caktohet kandidati vijues me numur më të madh të votave e kështu me rradhë. Në rast votash të barabarta përparësi i jepet kandidatit më të moshuar.

Funksionet e tjera të Komitetit të Drejtimit caktohen nga Kryetari i tij, në marrëveshje me kandidatët që kanë fituar të drejtën e anëtarësisë në Komitetin e Drejtimit.

 



Last Updated (Saturday, 15 April 2017 15:01)

 
World's Top Web Hosting providers awarded and reviewed. Find a reliable green hosting service, read greengeeks review
Kerko
Ora
Anketa
Si ju duket faqja?