Statuti

Article Index
Statuti
Page 2
Page 3
Page 4
Page 5
Page 6
Page 7
Page 8
Page 9
Page 10
All Pages
S T A T U T I
I SHOQATES « KONTABEL I MIRATUAR »
(KM)

Ne mbeshtetje te Legjislacionit Shqiptar ne fuqi, ligjit nr. 8788   date 03.05.2001 “Per Organizatat Jofitimprurese” dhe Ligjit nr. 8789  date 07.05.2001 “Per Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurese” hartohet ky statut i Shoqates “KONTABEL I MIRATUAR” (KM)

Kjo shoqate eshte nje organizem i krijuar me vullnetin e lire te antareve te saj dhe eshte  joqeveritare, jofetare,jo politike e jofitimprurëse, që e ushtron veprimtarinë e saj duke u bazuar në nenet e këtij statuti e në legjislacionin në fuqi.

Neni 1

EMERTIMI I SHOQATES

 

Emërtimi i shoqates do te jete: “KONTABEL I MIRATUAR”.

Emërtimi i shkurtuar i saj do te jete: “KM”

Neni 2

QELLIMI DHE FUSHA E VEPRIMTARISE SE SHOQATES

do te jete si me poshte vijon :


 

Objekti i shoqates:

·        Të organizoj e drejtoj specialistë që jane "Kontabël i Miratuar" aktiv apo jo aktiv, “Kontabilist i Miratuar” aktiv apo joaktivë, kandidat për “Kontabilist i Miratuar”, shoqëri të kontabilistëve të miratuar si dhe çdo ekonomist që ka fituar një diplomë të shkollës së lartë, niveli i së cilës të jetë i barasvlershëm të paktën me diplomën universitare të nivelit të dytë ose diplomat e barazvlefshme me to, për çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks, apo te barazvlefshme me to, duke mbrojtur pavarësinë, kompetencat dhe interesat e bindjet profesionale të tyre.

·        Të sigurojë zbatimin e kuadrit ligjor, standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, me synim, përmirësimin e raportimit financiar, kërkesat e Kodit të Etikës, transparencën ndaj publikut, mbrojtja e interesave të tij.

·        Te jete pjese ne rregullimet fiskale e ligjore per kontabilitet-financen, ne kuadrin e futjes dhe aplikimit te standarteve kombetare e nderkombetare.

·        Te siguroj zbatimin e kodit te tikes profesionale, si dhe te nxise veprimtarit shkencore te antareve te saj.

·        Të bëjë kualifikimin dhe çertifikimin sipas nevojave për njohuritë në fushën ekonomike të kontabilitet-finances,standarteve financiare, etikës, legjislacionit fiskal etj. të antarëve të saj.

·        Te ndjeki dhe siguroj azhornimin dhe kualifikimin te antareve te saj ne perputhje me legjislacionin dhe standartet kombetare e nderkombetare.

·        Te komunikoj publikisht duke krijuar lidhje me Keshillin Kombetar te Kontabilitetit, Ministrin e Financave dhe institucione te tjera per te pasqyruar e mbrojtur interesat e antareve te saj.

·        Te krijoj mardhenie organizative e funksionale me shoqata e organizata te ngjashme brenda e jashte vendit në interes të profesionit dhe ndërshkëmbimeve profesionale, e të kualifikimeve të vazhdueshme të antarëve në fushën ekonomike, kontabile, fiskale dhe atë të shoqërive.

 

 


 

Fusha e veprimtarise

Mbrojtja, konsolidimi dhe zhvillimi i me tejshem i profesionit si “KONTABILIST I MIRATUAR” ne funksion te interesave te antareve te shoqates ne perputhje me te rejat shkencore, normat e standartet kombetare e nderkombetare si dhe integrimin global.

Zhvillimi i veprimtarive ne drejtim te studimeve ekonomike duke pasur si synim dhenien e kontributit per zhvillimin dinamik te ekonomise shqiptare.

Kryerja e studimeve e kërkimeve shkencore, analizave dhe këshillimeve orientuese në fushën e ekomomisë, biznesit e legjislacionit.

Zhvillimi dhe përhapja e mendimit ekonomik shkencor shqiptar nepërmjet nxitjes dhe kryerjes së studimeve me karakter teorik dhe zhvillimit të shprehive praktike,

Studimi si dhe dhenia e rekomandimeve perkatese per zgjidhje të problemeve ekonomike e ligjore qe kane lindur ose do te lindin ne Shqiperi duke angazhuar individe te kualifikuar shkencore shqiptare ose te huaj “.

Neni 3

QENDRA DHE TERRITORI I VEPRIMTARISE

Qendra e shoqates do te jete ne Tirane, rruga “Kavajës”,Qendra GURDEN, nr.116.

Veprimet e saj do te shtrihen ne gjithe territorin e Republikes se Shqiperise duke hapur dege ne rrethe, qytete, komuna si dhe ne shtete te tjera duke siguruar numrin e antareve te saj.

Neni 4

KOHEZGJATJA

Kohezgjatja e veprimtarise se SHOQATES “KONTABEL I MIRATUAR” eshte i pa kufizuar.

 


 

Neni 5

KUSHTET E PRANIMIT DHE LARGIMIT TE ANETAREVE

Ne shoqate ka te drejte te anetaresohet si personi fizik dhe ai juridik qe ka titullin "Kontabël i Miratuar" aktiv apo jo aktiv, “Kontabilist i Miratuar” aktiv apo joaktivë, kandidat për “Kontabilist i Miratuar”, shoqëri të kontabilistëve të miratuar si dhe çdo ekonomist që ka fituar një diplomë të shkollës së lartë, niveli i së cilës të jetë i barasvlershëm të paktën me diplomën universitare të nivelit të dytë ose diplomat e barazvlefshme me to, për çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks, apo te barazvlefshme me to që deshiron te fitoj titullin, qe pranon programin dhe statutin e shoqates dhe paguan kuoten e caktuar.

Edrejta per te dhene doreheqjen i garantohet cdo antari te shoqates por me kusht qe ai te paraqese nje kerkese se paku nje muaj para largimit

Neni 6

E drejta e antaresise ne shoqate nuk mund te tjetersohet dhe as te kalohet me ane trashegimie.

Anetaret qe kane dhene doreheqjen ose jane perjashtuar nga shoqata nuk kane te drejte ne kapitalin apo pasurine themelore te shoqates

Neni 7

Drejtimi i Shoqates Kontabel i Miratuar behet nga organet që krijohen nga anëtarët e saj, në zbatim te këtij Statuti.

Aktiviteti i saj financohet nga kuotat vjetore të anëtarëve të saj, por edhe nga donacione e kontribute të tjera nga donatorë të brendshëm e të jashtëm.

Buxheti vjetor, kuota vjetore e anëtarit, si dhe shpërblimet per organet drejtuese e  komisionet, miratohen cdo vit ne mbledhjen e Asambles se antareve qe do te zhvillohet ne tremujorin e katert te vitit paraardhes.

 


 

Neni 8

ORGANET DREJTUESE, MENYRA E FORMIMIT DHE

KOPETENCAT E TYRE

Organet e Drejtimit dhe të Kontrollit të KM janë:

Asamblea e antareve

Komiteti  Drejtues

Komiteti i Kontrollit

Komisioni Disiplines

Asambleja e antareve krijon organe lokale të drejtimit, në varësi me numurin e antareve sipas kushteve konkrete që krijohen gjatë funksionimit të Shoqates.

Asamblea e antareve është organi më i lartë i KM. Ajo përbëhet nga të gjithë personat qe janë pranuar si anëtarë të saj dhe kane paguar kuoten e vitit. Secili anëtar ka vetëm një mandat përfaqësimi dhe të drejtën e vetëm një vote në Asamblenë e Antareve.

 


 

Neni 15

Komiteti i Drejtimit bene drejtimin e punës së Shoqates, në zbatim te vendimeve te Asambles se antareve si dhe akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

Komiteti i Drejtimit :

1. Propozon në Asamble korigjimet dhe ndryshimet e Statutit.

2. Lëshon udhëzime administrative për implementimin e orientimeve të IFAC , të standarteve te kontabilitetit  dhe interpreton Statutin e Shoqatës “Kontabël i Miratuar”.

3.     Harton rregulloren e brendëshme dhe strukturen e Shoqates Kontabel i Miratuar.

4.     Bene administrimin e pasurisë së Shoqates Kontabel i Miratuar.

5.     Bene drejtimin dhe funksionimin e rregullt të Shoqates Kontabel i Miratuar  si dhe koordinon veprimtarinë e organeve të saj.

6. Paraqet raportin vjetor duke përfshirë pasqyrat financiare para Asamblesë

7.     Përgatit e zbaton buxhetin e Shoqates Kontabel i Miratuar.

8. Emëron dhe shkarkon, sipas nevojave te Shoqates, Drejtor Ekzekutiv dhe arkëtar. Percakton me rregullore te veçante per secilin kompetencat e tyre.

9. Miraton rregulloret e funksionimit te Komisionit Disiplinor dhe te Komisioneve te tjera.

10. Emeron dhe shkarkon kryetarët dhe anetaret e Komisionit te Disiplines dhe komisioneve te tjera sipas kritereve te parashikuara ne rregulloret e komisioneve.

11. Ka të drejtën e inkuadrimit të personave të tjerë të cilët nuk janë anëtar të Shoqatës “Kontabël i Miratuar”, si anëtar të Komisioneve të KM, nëse kanë përvojë dhe kualifikime të tilla që mendohet se janë të nevojshme për mbarëvajtjen e punës së Komisioneve përkatëse.

12.            Bene mbrojtjen e interesave profesionale te antareve.

13.            Ndjek respektimin e rregullave të deontologjisë dhe bën rekomandime në qoftë se është e nevojshme.

14.            Përfaqëson Shoqaten Kontabel i Miratuar pranë organeve shteterore , organeve të drejtësisë dhe  me të tretët brenda e jashte vendit.

15.             Vetë apo në bashkëpunim me Keshillin Kombëtar te Kontabilitetit, Bordin e mbikëqyrjes publike dhe Autoritetin e Çertifikimit në Ministrinë e Financave, IEKA-n, organizata të ngjashme kombëtare apo ndërkombëtare  si dhe institucione shkencore, siguron kualifikimin profesional të anëtarëve ose kandidateve të shoqates, te cilet do te kandidojne ne provimin per marrjen e Deshmise «  Kontabilist i Miratuar « , prane Autoritetit te Çertifikimit, ne vartesi te Ministrise se Financave, si dhe cdo deshmie tjeter qe ka lidhje me kontablin e miratuar dhe ekonomistin fiskal «.

16.            Pas konsultimeve, merr vendime për çdo çështje që lidhet me profesionin « Kontabilist i Miratuar » brënda dhe jashtë vëndit.



 

Neni 16

Komiteti i Drejtimit përbëhet nga 5 anëtarë dhe strukturohet si më poshtë:

1.     Kryetar

2.     Sekretar

3.     Financier

4.     Antar

5.     Antar

 

Anëtarët e Komitetit të Drejtimit zgjidhen nga Asamblea e Përgjithshme me një mandat prej tre vjetësh. Ata mund të rizgjidhen, por jo më shumë se një herë radhazi. Numri i antareve kontabel te miratuar ne Komitetin e Drejtimit nuk munde te jete me pake se tre.

Nuk mund të zgjidhen anëtarë të Komitetit të Drejtimit anëtarët e Shoqates që:

·        Nuk kane paguar kuoten e antaresise rregullisht nga data e antaresimit deri ne daten e mbledhjes se asambles.

·        Kane munguar ne mbledhjet e asambles qe jane zhvilluar brenda periudhes qe ata jane antare te shoqates.

·        Kane mare masa disiplinore dhe i kane te pa shlyera.

·        Kane konflikte interesash ne raste te daljes ne drejtimin e Shoqates Kontabel i Miratuar.

 

Zgjedhjet e anëtarëve të Komitetit te Drejtimit bëhen me votim të fshehtë, në bazë të paraqitjes individuale të kandidaturës. Kandidati që fiton numurin më të madh të votave caktohet automatikisht Kryetar i Komitetit të Drejtimit. Në rast mos pranimi nga ana e tij, Kryetar caktohet kandidati vijues me numur më të madh të votave e kështu me rradhë. Në rast votash të barabarta përparësi i jepet kandidatit më të moshuar.

Funksionet e tjera të Komitetit të Drejtimit caktohen nga Kryetari i tij, në marrëveshje me kandidatët që kanë fituar të drejtën e anëtarësisë në Komitetin e Drejtimit.

 


 

Neni 22

Komiteti i Kontrollit ka për detyrë të verifikojë veprimtarinë financiare të KM, pajtueshmërinë me aktet ligjore e nënligjore e me buxhetin të veprimeve të regjistruara në llogari dhe rregullaritetin  e llogarive vjetore të Shoqates.

Për verifikimet e kryera dhe rezultatet e nxjerra prej tyre, Komiteti i Kontrollit paraqet raport Asamblesë së antareve. Anëtarët e Komitetit të Kontrollit nënshkruajnë bashkarisht raportin. Në rast mosmarrëveshjesh, secili prej anëtarëve paraqet veças mendimet e vlerësimet në Asamblenë e antareve, e cila vendos përfundimisht.

ANTARET

Neni 25

Kerkesa per t’u antarsuar ne KM paraqitet me shkrim. Ne te shenohet emri atesia mbiemri; adresa e vendbanimit dhe ajo postare; kontaktet telefonike; viti i mbarimit te fakultetit dhe specialiteti; si dhe konfirmon zbatimin e gjithe angazhimeve qe do te dalin nga qenia antare i Shoqates se KM. Kesaj kerkese i bashkelidhet  kopja e diplomes dhe kopje deshmise Kontabel i  Miratuar.

Neni 26

Sekretari mban arshiven me dosjet perkatese si dhe kerkesat e listen emerore te antarve te  K M sipas permbajtjes se miratuar nga Komiteti i Drejtimit.

Neni   27

Çdo anëtar i Shoqates mund te largohet nga Shoqata KM me paraqitjen e kerkeses sekretaris se saj. Komiteti i Drejtimit shqyrton dhe konfirmon per cregjistrim nga lista te antarit qe njofton largimin.

Neni 28

Anëtari i larguar nga  Shoqata KM mund të kërkojë rirregjistrimin e tij. Vendimi per pranimin e rirregjistrim merret  nga Komiteti i Drejtimit.

Neni 29

 


 

TE DREJTAT DHE DETYRAT E ANTARIT

Antari i Shoqates KM ka per detyre :

·        Respektimin e neneve te ketij statuti dhe ligjeve e udhezimeve ne fuqi qe lidhen me profesionin.

·        Te derdhe kuotat nje here ne vit ne periudhen e caktuar.

·        Plotesimin e dokumentave te dosjes prane shoqates

·        Pagesen e rregullt brenda 6 mujorit te pare te kuotes se antaresis

·        Kualifikimin e detyrueshem vjetor

·        Informimin ne shoqat brenda gjashtemujorit te pare per subjektet te cilave u mbyll pasqyrat financiare.

·        Ruajtjen e pavaresis dhe ndergjegjes profesionale.

·        Bashkepunim dhe zgjidhje ne mirkuptim te cdo raporti me koleget e shoqates.

·        Zbatimin e kodit te etikes profesionale.

 

Antari i Shoqates KM ka te drejte :

 

·        Te mari pjese ne te gjitha mbledhjet e shoqates si degjues apo pjesmares aktiv.(me perjashtim te rasteve kur drejtuesit e mbledhjes ne perputhje me statutin dhe rregulloren e gjykojne ndryshe).

·        Te kerkoje informacion lidhur me profesionin

·        Ti vihet ne dispozicion gjithe informacioni profesional i depozituar prane shoqates.

·        Te kerkoje ndihme per probleme profesionale apo te perfaqesimit, neqoftese ai e shikon te arsyeshme.

·        Te shfaqe mendimin e tij, te diskutoje ne mbledhje, te kerkoje llogari per harxhimin e fondeve, te kundershtoje ne Gjykaten Kompetente vendimet e shoqates qe vijne ne kundershtim me ligjin dhe statutin brenda nje muaji nga dita qe ka marre njoftimin per ate vendim.

 

MASAT DISIPLINORE DHE PROCEDURAT E ANKESAVE

 


 

Neni 35

Brenda muajit janar të cdo viti, financieri i paraqet Komitetit të Drejtimit:

-Llogaritë vjetore për vitin e mbyllur

-Projekt buxhetin për vitin e ri.

Të paktën dy muaj para datës së caktuar për mbledhjen e Asamblesë së antareve, llogaritë vjetore i jepen për verifikim  Komitetit të Kontrollit, i cili duhet të depozitojë raportin një muaj para datës së mbledhjes.

Llogaritë vjetore, raporti i Komitetit të Kontrollit dhe Projekt buxheti i bashkëlidhen vendimit të Asamblesë së antareve që i ka shqyrtuar e miratuar ato.

……………………………………………………………………………………………………………………….

Neni 38

Për sa nuk është trajtuar në këtë Statut zbatohet legjislacioni përkatës në fuqi.

Neni  39

Ky statut hyn ne fuqi diten e regjistrimit te shoqates ne Gjykaten e Rrethit te Tiranes ne kete dite shoqata njihet edhe si person juridik.

 

Rihartuar në Tiranë, me 28 Prill 2010.

Asamblea Anetareve

Ndryshimet sipas Vendimit te Gjykates Nr.1945/2 date 27/29/2010 nuk jane reflektuar.(po punohet).

 

Last Updated (Saturday, 15 April 2017 15:01)

 
World's Top Web Hosting providers awarded and reviewed. Find a reliable green hosting service, read greengeeks review
Kerko
Ora
Anketa
Si ju duket faqja?