Categories
Njoftime nga KM

Trajnim për kualifikimin e vijueshëm nga SHKM

Trajnim për kulalifkimin e vijueshëm nga SHKM

Ditën e shtunë dt. 2 shkurt 2019 në mjediset e Kolegjit Universitar të Biznesit u zhvillua trajnimi për kualifikimin e vijueshëm nga Shoqata “Kontabël i Miratuar”. Në fokusin e këtij trajnimi ishin:

– Ndryshimet e fundit në Legjislacionin Tatimor;

– Standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit , etj.

Në këtë trajnim morën pjesë Kontabilistë të Miratuar, kandidatë për titullin, studentë, etj., të cilët u pajisën me certifikatë, e cila njihet për kualifikimin e vijueshmëm të kandidatëve për të fituar titullin “Kontabël i Miratuar” si dhe atyre që e kanë këtë titull por i kanë të nevojshme kualifikimet e vazhdueshme.

Duke falenderuar të gjithë pjesëmarrësit, ju njoftojmë që gjatë muajit shkurt do të filloj sesioni i trajnimeve për SNK dhe SKK.

Për më shumë ndqini kronikën: https://youtu.be/WaokyiafoY0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *