Categories
Njoftime nga KM

Njoftim për anëtarët e Shoqatës KM

Te nderuar anëtare të Shoqatës KM.

Mbeshtetur ne Rregulloren Nr.9 date 27.2.2019 “ Per Rregullimin dhe Mbikqyrjen e Funksionimit te Profesionit te Kontablistit te Miratuar dhe Organizatave te tyre Profesionale te Bordit te Mbikqyrjes Publike pika 11 neni 6 Ju kerkojme te dorezoni Brenda dates 25 Prill 2019 prane Bordit te Mbikqyrjes Publike dokumentacionin e meposhtem :
– Vertetimin e gjendjes gjyqesore
– Deshmi penaliteti
– Certifikata e titullit KM
– Numri i identifikimit te personit te tateushem (certifikate NIPT)
– Vertetimi nga OP (Organizatat profesionale) perkatese:

– Per rezultatet e kontrollit te cilesise realizuar nga OP perkatese ( ne rastet kur jane kryer)

– Nese jane mare masa disiplinore ose jo nga OP perkatese

– Per kryerjen me sukses te kualifikimit te vijueshem per 5 vitet e fundit

– Vertetim nga sigurimet shoqerore per marredheniet e punesimit,per 5 vitet e fundit.Ne raste se

individi ka qene jashte vendit, si dokument vertetimi sherbejne kontratat dhe certifikatat e punsimit  (fotokopje te noterizuar)

– Te tjera te percaktuara me vendim te BMP ne perputhje me kuadrin rregullator.