Categories
Njoftime nga KM

NJOFTIM PËR FILLIMIN E SESIONIT TE TRAJNIMEVE PËR SKK/SNK

Tiranë, datë 04.02.2019

NJOFTIM PËR FILLIMIN E SESIONIT TE TRAJNIMEVE PËR SKK/SNK

Njoftohen të gjithë profesionistet e interesuar se:

Pranë Kolegjit Universitar te BIZNESIT (KUB), Shoqata “KONTABËL I MIRATUAR” DHE ISAB (Instituti për Studime dhe Aplikime në Biznes) në Muajin Shkurt 2019 do të fillojnë TRAJNIMET “Për njohjen dhe zbërthimin e Standardeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar (SKK dhe SNRF)

Trajnimi zhvillohet për specialistët dhe profesionistët e Fushës së Kontabilitetit, të Auditimit, të Bankave, Kompanive të Sigurimeve, të Korporatave dhe kompanive publike dhe private, punonjës të strukturave Tatimeve dhe të Auditimit të Administrates Publike e Private etj, të cileve sipas Ligjit 9228 date 29.04.2004 ”Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” i ndryshuar dhe Ligjit nr.10091 date 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe Kontabilistit te Miratuar” i ndryshuar, u kërkohet të mbajnë kontabilitet dhe të raportojnë sipas standardeve kombetare të përmirësuara dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, apo dëshirojnë të përgatiten dhe do të hyjnë në Provimet e aftesive profesionale, për të fituar Titull profesional EKR/AL ose KM në këtë fushe.

Sesioni I Parë do të realizohet në datat 14,15,16 dhe 21,22,23 shkurt 2019. Gjithsej 6 ditë, si më poshtë:

  • Realizimi i programit bëhet për datën 14 dhe 15 shkurt, e Enjte dhe e Premte, nga Ora 15.00 deri në Oren 20.30, ne dt.16, Ditën e shtunë, nga Ora 8.30 deri në Oren 14.30.
  • I Njëjti Orar do të përsëritet edhe javen tjeter më pas, sipas diteve përkatese.
  • Tarifa per cdo pjesmarres eshte 20 000 Lekë.
  • Trajnimi do te kryhet ne ambjentet e Kolegjit Universitar të Biznesit, me pajisje didaktike moderne te mesimdhenies.
  • Ne perfundim te trajnimit, pjesmarresit pajisen me Certifikatën përkatëse, për SKK dhe SNK, në një të vetme, të njohur nga Bordi i Mbikqyrjes Publike dhe Ministria e Financave.

Shënim: Për regjistrim kerkohet: Mandati i arketimit te tarifes perkatese, fotokopje e noterizuar e Diplomes  se shkolles së lartë, kopje e Kartes së Identitetit dhe 2 foto dokumentash.

Lista e Lektorëve/Trajnerave:

  1. Ylber Bezo, President KUB, Prof. Asoc. Dr. ish Drejtor i Kontabilitetit për 15 vjet ne Min. Financës dhe Ish Anëtar dhe nenkryetar i KKK, Pedagog, Trajner.
  2. Leandro Haxhi, Prof. Dr. Rektor dhe Pedagog, KUB, Ekspert, Kontabel i Miratuar, ish anëtar i KKK, Trajner.
  3. Kledi Kodra, Dr. EKR, ACCA, Partner dhe Audit në Komp. Nderkombetare, Pedagog Fak Ek. të KUB, Trainer.
  4. Fatjan Devija, EKR, ACCA, Audit në Komp. Nderkombetare Gran Thornton, Pedagog Fak Ek. të KUB, Trainer.
  5. Pjeter Ndreca, Dr, Audit, Dekan FE KUB, Pedagog, KUB, Trajner.
  6. Ariet Malaj, Dr, Ish Kryetar I SHKM, Pedagog KUB, Trajner.
  7. Irsida Dinoshi, Dr, Pedagoge FE KUB, Trajnere.
  8. Ardi Bezo, Dr, MSC Siena Itali, Pedagog KUB, Trajner.
  9. Anila Musaj, Dr, KM, Pedagoge KUB, Trajnere.
  10. Rezart Dibra, Dr, KM, Pedagog KUB, Trajner.
  11. Lorena Balili, Dr, KM, Pedagoge FE UT dhe KUB, Trajnere.
  12. Edvin Stefani, Dr. Ekpert Fiskalist, Pedagog FE KUB Trajner.

Adresa:

Sheshi “ Shqiponja”, Rr.” Vangjel NOTI”,  Laprakë, Tiranë.

Tel: 00355 4 2 454 893:  Mob: 067 40 08 880 ;  067 40 63 042;  Mail: info@kub.edu.al:

Web: www:kub.edu.al

Ylber BEZO, KRYETAR SHKM

PROGRAM TRAJNIMI

Për njohjen e STANDARDEVE KOMBËTARE DHE NDERKOMBETARE TË KONTABILITETIT DHE RAPORTIMIT FINANCIAR (SKK/SNKSNRF).

Pjesmarrës: Anëtarë të Shoqates “ Kontabel i Miratuar”  e të tjere profesionistë.

Periudha e trajnimit  14 deri 16 dhe 21 deri 23 Shkurt  2019 , Gjithsej 6 ditë, 20 mijë Lekë

Temat: Trajnere te propozuar nga SHKM
Dita I-rë Moduli 1

1. Kuadri Ligjor dhe Kuadri për përgatitjen e PF – SKK 1, SNK1, 8, 10. (3 ore)

2. Përgatitja dhe Paraqitja e Pasqyrave Financiare – SKK 2 SNK1 (2 ore)

3. Vecorite e Kuadrit te IASB dhe SNK nr. 1, 8, 10.

5 ore Ylber Bezo
Dita II-të Moduli 2

1. Inventarët – SKK 4, SNK 2, (2ore)

2. A.A.Gj.Materiale dhe Jomateriale – SKK 5, SNK 16,23,36,38,40IFRS 5.(2 ore)

3. Aktivet Biologjike dhe Koncesionet – SKK 13,SNK 41.IFRIK 12. (2 ore)

4. Vecorite e SNK nr.2, 16, 23,36,38,40, 41, IFRIK 12. IFRS 5.

6 orë Anila Musaj

Kledian  Kodra/ Fatjan Devija

Leandro Haxhi/Ylber Bezo

Dita III-të Moduli 3

1. Instrumentat Financiare – SKK 3, SNRF 7, 9. (2 ore)

2. Të ardhurat  – SKK 8,SNK 11, IFRS 15. (2 ore)

3. Grantet dhe format e ndihmes – SKK 10, SNK 20 ( 1 ore)

4. Efekti i ndryshimit në kurset e këmbimit – SKK 12, SNK 21(1 ore)

5. Vecorite e SNK nr. 32, 39,11,20, 21. IFRS 7,9,15.

6 orë Ardi Bezo

Ylber Bezo

Irsida Rusi

Lorena Balili

Dita IV-t Moduli 4

1. Provizionet, pasivet dhe aktivet e kushtezuara – SKK 6, SNK 37, (2 ore)

2. Kontabilizimi i qerave – SKK 7, IFRS 16, (2 ore)

3. Tatimi mbi fitimin – SKK 11 SNK 12, (2 ore)

4. Vecorite e SNK nr. 37, 12, IFRS 16.

6 ore Pjeter Ndreca

Leandro Haxhi

Rezart Dibra/ Edvin Stefani

Dita V-t Moduli 5

1. Kombinimi i bizn. Konsolidimi i PF – SKK 9,SNK27,28, IFRS 3, 10, (2 ore)

2. Pjesëmarrjet dhe sipermarrje te perbashketa – SKK 14, IFRS 11, 12.(1 ore)

3. SKK për OJF, dhe Mikronjesite (2 ore)

4. Vecorite e SNK nr.27, 28, IFRS 3,10,11,12.

6 orë Kledian Kodra

Fatjan Devija

Ylber Bezo

Dita VI-t Moduli 6.

1.Kontabiliteti i kostos(Kupt. dhe klasif., Sistemet e llogaritjes, Metodat).(2ore)

2. Analiza e PF.(Analiza e A&D,e Përfitushmerise, e flukseve monetare,e likujditetit,e strukt. se kapdhe paftesise paguese dhe e treguesve të kthimit)(3ore)

3. Mbyllja e trajnimit dhe shpërndarje e Çertifikatave.(1 orë)

6 ore Anila Musaj

Irsida Dinosh

Y. Bezo, P. Ndreca,  Trajnerët, Stafi KUB dhe SHKM.

K R Y E T A R I

Prof. Asoc. Ylber BEZO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *